NËSE TË DUKET E LEHTË, MUND TË JETË E RREZIKSHME PËR TY!

 

Të është ofruar një punë në një prej vendeve të BE-së pavarësisht mungesës së përvojës ose njohurive të pamjaftueshme që ke rreth pozicionit të punës? Mos ndoshta vetëm sepse je e bukur dhe tërheqëse?

Nëse po, bëj kujdes dhe kontrollo mirë përpara se të pranosh! Pozicione pune të tilla si balerinë, modele, pastruese, ndihmëse në dyqane të ndryshme, dado apo edhe punë të ngjashme si këto, mund të jenë një kurth dhe ti të jesh në rrezik, rrezik për të qenë viktimë e ndonjë trafikimi seksual apo rrjeti prostitucioni.

 

Përpara se të pranosh ndonjë ofertë për punë, duhet të kontrollosh dhe të sigurohesh. A ekziston vërtet kjo kompani në BE? Kush po t’a ofron këtë punë dhe pse? Kush po paguan për udhëtimin tënd? Nëse duhet të marrësh para borxh për të mbërritur në destinacion, si mund t’i paguash mbrapsht? A ke dikë që i beson i cili mund të kujdeset për ty atje, e mbi të gjitha a ke besim tek personi dhe kompania që po të ofron një "të ardhme të re" në BE? Apo ke ndonjë ndjesi të keqe rreth ofertës së punës?

 

Ne të inkurajojmë të dërgosh një email tek një OJQ-të në vendin tënd të listuara në faqen tonë për të marrë ndihmë. Gjithashtu mund të dërgosh një kërkesë për ndihmë tek ne, në adresën e email-it info@trafficking.eu.

 

Ndërgjegjësohu. Ji vigjilente. Kontrollo siç duhet përpara se të pranosh ndonjë ofertë për punë në një vend të ri, sidomos kontrollo dhe sigurohu për punët që duken shumë të mira për të qenë të vërteta.

‚Äč

JI E SIGURT, KUJDESU PËR VETEN!